Prokurori i Specializuar, Joshua Hafetz në fjalën e tij hyrëse në Hagë, tha se Hashim Thaçi kishte në shënjestër disa dëshmitarët specifike, dëshmia e të cilëve konsiderojë si kanosje për Thaçin.
Gjatë seancës së sonte nga prokuroria u paraqiten edhe fragmente të bisedave të Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë përmes të cilat sipas pretendimeve të ZPS-së, Thaçi jepte udhëzime.
“Prokuroria do të tregoj përmes argumenteve se të gjitha udhëzimet e Thaçit dhe ka shumë të tjera kanë pasur një synim të çartë dhe një shenjës tët qartë shënjestra ishin dëshmitarët specifik dëshmia e të cilëve sipas Thaçit përbënte kanosje për të. Synimi ishte që secili prej këtyre kërcënimeve të neutralizohej me qëllim që Thaçi t’i shmangej drejtësisë. Secili prej të bashkakuzuarve këtu sot ishin partnerët e tij për këtë arritur këtë synim të përbashkët ”, tha prokurori.
Prokurori i specializuar deklaroi se Thaçi dhe të tjerët kishin përpjekje për të penguar punën e gjykatës.“Thaçi identifikoi se dëshmia e Mustafës ishte vendimtare për mbrojtjen e tij dhe Thaçi e shpjegoi se sa e rëndësishme ishte që Mustafa të vendoste precedentin n që do ta ndiqnin dëshmitarët tjerë duke thënë atë që dëshironte. Thaçi i tha në hollësi se si donte ai që të ishte dëshmia e Mustafës, çfarë duhej të thoshte Mustafa, si do të ishte seanca përgatitore e këtij dëshmitari në ZPS dhe si duhej ta përballonte ai me qëllim që Mustafa të kthehej në Kosovë ose si ‘hero’ ose ‘njeri i turpëruar’ në varësisht që dëshmisë së të jepte dh Thaçi i dha këto udhëzimet Fazliut që t’ia kalonte Mustafës përpara se ai të jepte dëshminë. Audio-incizimi tregon se jo vetëm se ra dakord që ta bënte atë që i tha Thaçi por në mënyrë aktive kontribuoi se çfarë mendonte se duhet të thoshe në gjykatë Mustafa “,tha ai.
Gjatë seancës, prokurori tha se në vizitën në Hagë, Isni Kilaj kishte marrë udhëzime nga Hashim Thaçi që dëshmitari 4 të ndryshonte dëshminë.
Hafetz tha se gjatë vizitës së Hajredin Kuçit që i kishte bërë Hashim Thaçit në qendrën e paraburgimit në shtator kishte marr udhëzime për 3 dëshmitarë.
Prokurori i Specializuar, Joshua Hafetz tha se provat do të tregojnë se përtej dyshimit të bazuar të akuzuarit kanë kryer veprat penale që akuzohen.
“Këto prova plotësojnë njëra tjetrën dhe përforcojnë mëtej faktin dhe tregojnë përtej dyshimit se i akuzuari ka kryer secilën prej veprave penale që akuzohet. Pjesë e provave gjyqësore janë nëntë audio-incizime të vizitave të Thaçit në qendrën e paraburgimit, në lidhje me këto incizime, u miratuan më urdhër të gjykatës, këto autorizime ishin vetëm për disa muaj të paraburgimit të Thaçit dhe sigurisht ishin objekt i zyrës gjyqësore. Thaçi është personi që shënjestronte dëshmitarët dhe ka nxjerr informacion të mbrojtur në këto incizime, kjo është e padiskutueshme dhe është e qartë, ai dallohet jo vetëm nga zëri që është zbardhur në inzime tona, por edhe nga përmbajtja që thotë, përfshirë fakte të shumta që lidhen veç me atë”, tha ai.