Prokurori dhe vëllai i Liridona Ademajt kërkojnë burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Prokurori dhe vëllai i Liridona Ademajt kërkojnë burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit
liridona ademaj
17/04/2026 - 12:21
Linku u kopjua

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj në fund të nëntorit të vitit 2023.

Kjo kërkesë sot u paraqit nga prokurorja, Javorka Perlincceviq gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, Naim Murselin e quajti xhelati i Liridona Ademajt.

“Do të fokusohemi në faktet e paraqitura nga ana e dëshmitarëve në rrethanat dhe faktet të cilat janë cekur në shqyrtimin gjyqësor e jo në procedurën paraprake, veçanërisht në deklaratën e vëllait të Liridona Ademajt, Leonardit, i cili pas vrasjes rregullisht u viziton fëmijët e të vrarës Liridona Ademaj dhe Naim Murselit, dhe i cili ka dëshmuar që gjatë një vizite të fëmijëve në Suedi djali i madh në praninë e psikologut ka thënë: “Hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam”. Leonard ka dëshmuar se fëmijët e kanë sqaruar çështjen dhe nuk dëshirojnë të komunikojnë me babain e tyre, Naimin, dhe se i ka refuzuar të gjitha thirrjet telefonike që i ka mundësuar qendra për punë sociale në Suedi për kontakt mes Naimit dhe fëmijëve të tij.”, tha ajo.

Prokurorja Perlinçeviq tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor janë dëgjuar tri mbrojtje apo siç i quajti ajo “tre skenarë” të cilëve do t’u kishin zili edhe producentët dhe skenaristët e Hollyëood-it.

“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kemi pasur mundësi t’i shohim tri mbrojtje të menduara mirë, gjegjësisht ‘tre skenarë të ndryshëm të një ngjarjeje’, të cilat janë dhënë nga tre të akuzuarit, në të cilat do t’u kishin zili edhe producentët edhe skenaristët e Hollyëood-it. Secili nga të akuzuarit është përpjekur ta paraqesë veten si person që nuk ka asgjë me kryerjen e veprës penale që është lëndë e kësaj procedure, duke ia hedhur fajin të akuzuarve të tjerë. Mëkati më i madh është njohja e dy të akuzuarve të tjerë.”, tha ajo.

Tutje gjatë fjalës përfundimtare prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se pagesa e policës së sigurimit jetësor në emër të të ndjerës Liridona Ademaj është bërë me vetëdije dhe planifikim, pasi pas kësaj pagese Naim Murseli ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla ta vrasë të ndjerën Liridona Ademaj.

Aktualisht në seancë fjalën përfundimtarë është duke e paraqitur Leonardi, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj e cila u vra më 29 nëntor 2023 në Prishtinë e cila u paraqit si grabitje.

Në seancen për vrasjen e Liridona Ademaj burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës së tij kërkoi edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026