Prokurorët e rinj të shtetit, mbahet testi me shkrim
Lexohet për: 1 min.
Final1
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot testin me shkrim në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në testim morën pjesë 281 kandidatë, 150 meshkuj e 131 femra, prej të cilëve dy nga minoritet.

Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, ka mbikëqyrë rrjedhën e testimit. Ky proces është zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së.

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të informojë me kohë për rrjedhën e procesit të mëtejshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024