Projekti për portin e ri në Porto Romano, Rama: Kapitull i ri për Durrësin, ekonominë dhe sigurinë kombëtare
Lexohet për: 2 min.
rama romano
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Është hapur sot gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ku 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes për ndërtimin e portit të ri.  Kryeministri Rama e ka cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se ky është një moment shumë dhe se me fund shqiptaret kanë zgjedhur që ky vend të bëhet më në fund pjesë e vendeve të lira demokratike. E shkuara është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit i cili është një plagë mjedisore, plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për imazhin dhe perspektivën.

“Ky është një moment shumë kuptim plotë sepse kur ne themi që do të ketë apo atë dhe kur bëhet fjalë për projekte të tilla nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Projektet e mëdha kur fillon i gjithë procesi në tryeze i mbledhjes së të dhënave, i krijimit të grupit të ekspertëve është një histori më e gjatë se sa dëshira. Qytetarët dëgjojnë dhe presin dhe durimi nuk është ndër virtytet e shqiptarëve. Kanë pritur shumë, shekuj që më në fund të bëjnë zgjedhjen e tyre, kanë jetuar nën zgjedha që kanë ardhur si rezultat i zgjedhjeve së të tjerëve për ta. Kanë zgjedhur që ky vend të bëhet më në fund pjesë e vendeve të lira demokratike. E shkuara është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit i cili është një plagë mjedisore, plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për imazhin dhe perspektivën por edhe plagë për aspektin socio-ekonomik”, u shpreh kryeministri Rama./RTSH.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024