Ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka shpjeguar rrjedhën e situatës së ndërtimit të stadiumeve ndihmëse në Gjilan, Raushiq, Studençan dhe Komoran, si dhe datën përfundimtare të cilën ia ka dhënë operatori ekonomik për përfundimin e këtyre katër projekteve.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu kërkoi nga ministri Çeku një përgjigje se kur mund të fillojnë këto projekte, dhe i pari i MKRS i la fajin projektimit të gabuar dhe kontratës së kaluar, për të cilën tha se “është projektuar në zyre dhe tabullarasa”, raporton KosovaPress.
Në vitin 2020 ishte vendosur gurthemeli i punimeve për projektin e ndërtimit të stadiumit ndihmës në Gjilan, projekt ky që ende nuk ka përfunduar.
Lajmin e plotë e gjeni në sistemin me parapagim.