Projektet zhvillimore Kosovë-Monako, Gërvalla takon ministren Berro-Amadei
Lajme
Lexohet për: 1 min.
MPJD 1
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka takuar sot homologen e saj nga Monako Isabelle Berro-Amadei, me të cilën ka biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit bilateral në ekonomi, mbrojtjen e mjedisit dhe energji.

Në takim të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, u diskutua edhe mbi realizimin e projekteve të përbashkëta për siguruar zhvillim të qëndrueshëm, përmes bashkëpunimit me Fondacionin Prince Albert II i Monakos.

Ky angazhim i përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm për të zgjeruar lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Monakos, duke promovuar bashkëpunim të ndërsjellë në arenën ndërkombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024