Mos-paraqitja e Kurtit në Prokurori, opozita: Mesazh dhe sinjal i gabuar për qytetarët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Mos-paraqitja e Kurtit në Prokurori, opozita: Mesazh dhe sinjal i gabuar për qytetarët
15 orë më parë
Linku u kopjua

Opozita ka komentuar mos-paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale. Partitë opozitare kanë deklaruar se ky veprim është mesazh dhe sinjal i keq për qytetarët e Kosovës për anashkalim të sistemit prokurorial dhe gjyqësor të vendit. Kryeministri Kurti nuk u paraqit sot në Prokurorinë Speciale ku ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri deklaroi se Kushtetuta ka përcaktuar pushtetet e ndara. 

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi theksoi se mos-paraqitja e Kurtit për të dëshmuar është sinjal i gabuar.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë se Kurti ka shprehur gatishmërinë që të mirëpresë prokurorët në zyrën e tij, për çka Gashi e ka kritikuar këtë veprim.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj tha se “askush nuk është mbi ligjin”.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti është pritur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale por, zyra e kryeministrit e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se shefi i ekzekutivit, ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet.

https://kosovapress.com/kurti-nuk-paraqitet-ne-prokurorine-speciale

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një përgjigje për KosovaPress, tha se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

https://kosovapress.com/qeveria-kurti-i-gatshem-ti-mirepres-prokuroret-ne-zyren-e-tij

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024