Projektet mes Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori Minxhozi: Prioritet linja hekurudhore Shkodër-Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
mingjozi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Projektet mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe më së shumti mes Shkodrës me Gjakovën, janë prioritet mes dy qeverive përkatëse për periudhën në vazhdim. Ndër të tjera, linja hekurudhore që pritet të lidhë Shkodrën me Gjakovën dhe më pas edhe Prishtinën, është një ndër projektet më ambiciozë që ka dhënë një impakt mjaft pozitiv mes komuniteteve përkatëse. Optimist për realizimin e këtij projekti është edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhoxi, i cili nga Prishtina foli ekskluzivisht për RTSH Shkodra.

Një tjetër ëndërr e kahershme mes dy vendeve, dhe sidomos Shkodrës dhe Gjakovës, është edhe rruga automobilistike, Shkodër-Gjakovë, projekt i cili është në studim e sipër për tu realizuar gjatë periudhës në vazhdim.

Prononcimin për RTSH Shkodra, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e dha gjatë aktivitetit që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi në Prishtinë me rastin e shpërndarjes së çmimeve “Vangjush Gambeta”.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024