Programi i ri i Beerfest: Dita e premte shtyhet për ditën e martë
Lexohet për: 2 min.
ss
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të dashur dashamirë të Festivalit Beerfest, ju njoftojmë që programi i ditës së premte, për shkak të motit me shi, nuk ishte e mundur që të realizohet në plotni, prandaj në koordinim me të gjithë partnerët relevant, bashkëpunëtorët dhe artistët, u vendos që programi i natës së premte, të shtyhet për ditën e martë, më 11 korrik.

Beerfest Kosova do të vazhdojë sonte me programin e natës së shtunë si në vijim: Yll Limani, Ofchestra, David Dreshaj, Caboo, Ndriçim Gazija & Nardi and Friends dhe Biggby do të jenë sonte në skenën e Beerfest.

Të dielën me 10 korrik: Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Çerkini.

Te hënën me 11 korrik: Mc Kresha dhe Lyrical Son, Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47 & Groove Soldiers, Zanzi Band dhe të martën me 11 korrik, festivali do të përmbyllet me: Ledri Vula, Alban Skenderaj, Diona Fona, Adrian & Xhurim Dema, Shpat Hysa dhe Nardi & Friends dhe Biggby.

Të gjithë ata që kanë blerë biletë ditore ditën e premte, ajo ju vlen për sonte (e shtunë).  Gjithashtu, ju mundësohet ta bëjnë kthimin, nëse ashtu dëshirojnë.

Biletat mund t’i gjeni në hyrje të festivalit në pikat e shitjes së biletave për 4 ditë të festivalit apo vetëm për një ditë të vetme, sipas dëshirës.

Dyert do të hapen në orën 18:00!

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe ju ftojmë që të jeni pjesë e festës më të madhe në vend!

https://kosovapress.com/admin/beerfesti-ma-i-madh-ne-histori-prej-7-deri-me-10-korrik-ne-prishtine/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024