Prodhimi industrial i BE-së u rrit me 0.6% në shkurt
Prodhimi industrial në Bashkimin Evropian u rrit me 0.6 për qind me bazë mujore në shkurt dhe krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, shënoi një rritje prej 3 për qind, sipas vlerësimeve të para të Eurostat të publikuara sot..
Prodhimi industrial i rregulluar sezonalisht në eurozonë u rrit me 0.7 për qind në shkurt në krahasim me janarin, ndërsa u rrit me 2.0 për qind në nivel vjetor, sipas një deklarate nga Byroja e Statistikave të Bashkimit Evropian.
Ndër vendet e bllokut 27-vendesh për të cilat disponohen të dhëna, rritja më e lartë mujore e prodhimit industrial u regjistrua në Itali (4%), Kroaci ( 2.7%) dhe Irlandë (2.4%), me rënien më të madhe në Slloveni (8.3%), Lituani (3.8%) dhe Maltë (2.7%).
Krahasuar me shkurtin e vitit 2021, rritja më e madhe vjetore e prodhimit industrial është regjistruar në Lituani (20.4%), Poloni (17.8%) dhe Bullgari (14.4%), ndërsa Irlanda ishte në krye me një rënie (14.1%), Portugalia (5.7%) dhe Malta (3.5%).