Gjatë javëve të fundit janë vërejtur grumbuj të mbeturinave vëllimore dhe inerte pranë kontejnerëve në lokacione të ndryshme në Komunën e Prishtinës.
Për këtë problem, zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Njomza Recaj ka deklaruar se ekipet janë duke punuar vazhdimisht në terren, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë parkimit të veturave pranë kontejnerëve.
Për zgjidhjen e problemit, Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Luftar Braha ka thënë për KosovaPress se rrugës për në Zllatar është krijuar një pikë tranzitore e cila do të përdoret për hudhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte.
Ai paralajmëroi edhe masa ndëshkuese për qytetarët që nuk i përmbahen rregullores për hudhjen e mbeturinave, përfshirë konfiskimin e automjeteve që transportojnë mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërkaq, drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Bekim Bestrovci, tha se gjatë vitit 2026 janë shqiptuar gjashtë gjoba për hudhje të mbeturinave inerte.