Kurti i gatshëm për bashkëpunim me partitë tjera: Kosovës i mungon Kuvendi
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti i gatshëm për bashkëpunim me partitë tjera: Kosovës i mungon Kuvendi
Albin Kurti 1
08/06/2026 - 00:35
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, derisa u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me partitë tjera që deri tani ishin në opozitë. Ai para simpatizantëve në sheshin “Skënderbeu” tha se do të angazhohen për të zgjidhur çështjen e presidentit. 

Në fjalimin e tij, Kurti tha se Kosovës i mungon funksionalizimi i Kuvendit, duke kritikuar partitë opozitare për bllokimin e procesit.

Ai u shpreh optimist se legjislatura e 11-të do të konstituohet pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, ndërsa paralajmëroi komunikim dhe bashkëpunim me të gjitha subjektet politike në javët e ardhshme.

E, me Vetëvendosjen, Kurti tha se qytetarët kanë garancinë e mirëqeverisjes e shteti është në duar të sigurta.

“Republikës të Kosovës, i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkon në punë. Ne tjerët të gjithë shkojmë n punë nesër në mëngjes, në 8:00. Dhe, ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojë sa më shpejtë në punë. Andaj, urojmë që legjislatura e 11-të t’ia fillojë dhe kjo varet para së gjithash nga certifikimi i rezultateve. Natyrisht, që në javët në vijim, do të komunikojmë, do t’i takojmë e do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politikë të Republikës të Kosovës, sepse ne e kemi para së gjithash e mbi të gjitha interesin publik, vullnetin e përgjithshëm dhe Republikën sovrane e të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me devotshmëri.  Pra, llogaritni në neve, jo vetëm në punën që bëjmë por edhe në bashkëpunimin që do të bëjmë”, tha ai.

Kurti nga aty uroi qytetarëve fitoren. E sipas tij, të gjithë garojnë, shumica votojnë e LVV fiton.

Kurti tha se nuk ka pasur vështirësi që si qeveri nuk e kanë tejkaluar, edhe atëherë kur është dukur e pamundur.

“Urime edhe një fitore e radhës. Për më pak se 7 vite kjo është fitorja e pestë e LVV në zgjedhje parlamentare. Kemi fituar në vitin 2019, 2021, dy herë në 2025 dhe fituam përsëri në vitin 2026. Ky është edhe një konfirmim i radhës, që së paku kjo dekadë është e qeverisjes së LVV-së. Edhe në këto zgjedhjet e pesta për më pak se shtatë vite u dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë. Ne i bëjmë bashkë sigurinë e shtetit e kufijve me mirëqenien e shtetit e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar edhe atëherë kur është dukur e pamundur ne e kemi realizuar’, tha Kurti.

Ndryshe, deri më tani janë numëruar 99.40 përqind e kutive të votimit.

Nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 297 mijë e 296 vota apo 42.92 përqind.

Ndërkohë në zgjedhjet e 28 dhjetorit LVV kishte arritur 51 për qind.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026