Privilegjohen serbët për targat, MPB me SMS fton qytetarët t’i konvertojnë në RKS
Lexohet për: 2 min.
rkss
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Brendshme përmes komunikimit elektronik (SMS) njofton qytetarët lidhur me konvertimin e targave ilegale në ato RKS.

Përkundër që kjo ministri ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës me anë të SMS, duket se kjo ofertë vlen vetëm për qytetarët serbë.  

“Qytetarë të nderuar, Sipas vendimit të Qeverisë R. Kosovës, regjistroni veturat me targa RKS deri më 1. 12.23, me lehtësira financiare”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, në Ministrisë e Punëve të Brendshme nuk janë përgjigjur për KosovaPress se për kënd vlen kjo ofertë, e cila është bërë edhe në numrat e telefonisë mobile për qytetarët në tërë vendin.

Po ashtu kjo Ministri përveç që nuk ka dhënë detaje për këtë fushatë të komunikimit elektronik me SMS, nuk kanë dhënë përgjigje po ashtu për privilegjet ndaj komunitetit serb dhe diskriminimin e qytetarëve tjerë në vend për regjistrimin e automjeteve.

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të publikuar ditë më parë është thënë se të gjithë personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri me datë 1 dhjetor 2023, duke përfshirë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

Po ashtu MPB thekson se bazuar në vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës të gjithë ata që janë të pajisur me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, nga data 10 qershor 1999 deri me 21 prill 2022, mund të bëjë regjistrimin me targa RKS nga data 1 nëntor 2023, deri me 1 dhjetor 2023.

https://kosovapress.com/admin/mpb-jep-detaje-falas-regjistrimi-nga-ilegale-ne-rks/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025