Pritje të gjata për dalje nga Kosova në Merdarë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Fluksi, pritjet më të gjata janë në këtë pikë kufitare Në orët e mbrëmjes në pikat kufitare të Kosovës nuk ka fluks të theksuar të automjeteve. Te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në territorin e vendit tonë janë 10 minuta, me kolona deri në 50 metra. Ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare duhet pritur 20 minuta, me kolona në gjatësi 80 metra. Në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona dhe as pritje, të cilat si zakonisht zgjasin nga 3 deri në 5 minuta, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të orës 19:06.
Foto Arkivë
2 javë më parë
Linku u kopjua

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar lidhur me fluksin e veturave në pikat kufitare për hyrje/dalje nga Kosova.

Sipas të dhënave të publikuara, në shumicën prej pikave gjendja është e qetë, derisa në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 100 deri në 120 minuta.

Sipas këtyre të dhënave edhe në pikën kufitare Dheu i Bardh për të dal nga Kosova pritjet janë deri në 20 minuta, kurse në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet janë 03 – 05 minuta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025