Edhe sot pritje të gjata në Merdarë, kolona deri në 1200 metra
Lexohet për: 1 min.
ddf
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mërgimtarët, sikurse ditëve paraprake, edhe sot po presin me orë të tëra për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë pritjet në hyrje janë 100-120 minuta, derisa kolona është 600 metra.

Ndërsa, në dalje, në këtë pikë kufiare, pritjet janë edhe më të gjata, 180-200 minuta, derisa kolonat janë 1200 metra, shkruan KosovaPress

Ndërkaq, në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje shumë të gjata.

Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/ankohen-mergimtaret-perballen-me-pritje-te-gjata-ne-merdare/
https://kosovapress.com/admin/mergimtaret-po-presin-mbi-tri-ore-per-te-dale-nga-kosova/
https://kosovapress.com/admin/ankohen-mergimtaret-perballen-me-pritje-te-gjata-ne-merdare/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025