Prishtina zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe
Lexohet për: 2 min.
vere-ndimen-171222
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sheshet e kryeqytetit të Kosovës janë dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të Fundvitit, duke tërhequr vëmendjen e mijëra vizitorëve.

Lojëra, argëtim, muzikë, e drita dekorative janë vendosur nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”. E aty është vendosur edhe tregu i fundvitit, i cili po tërheq të rinjtë.

Ndërsa, dritat dekorative por edhe pema e Vitit të Ri po mblidh me qindra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në albumet e tyre.

Ambientet e dekoruara të ftojnë të qëndrosh dhe të shijosh këtë bukuri që ndodh vetëm për festat e Fundvitit.

Ndërkohë, më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, organizohet vrapimi me kostume të babadimrit nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”, për t’u kthyer më pas në pikën e nisjes.

“Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu Babadimër. Kostumet dhe numrin pjesëmarrës mund t’i bleni çdo ditë tek  sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër”. Të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.”, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025