Prishtina shkarkon Debatik Currin
Lexohet për: 1 min.
Curri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Klubi i futbollit Prishtina e ka shkëputur kontratën me trajnerin Debatik Curri.

Njoftimi është dhënë të enjten në mëngjes ku thuhet se kontrata me trajnerin është shkëputur, por pa dhënë arsyet prapa këtij vendimi.

“Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri. FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prishtina.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Currit te klubi nga kryeqyteti i Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024