Një përqindje e konsiderueshme nxënësve të kryeqytetit nuk ndihen të sigurt në shkolla.
Prandaj, për të rritur sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve , komuna e Prishtinës ka hartuar planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26, i cili u prezantua sot.
Rama u shpreh se sigurinë në shkolla e kanë si prioritet në planin qeverisës.
“Hulumtimet e përfshira të kryera nga institucionet e kryeqytetit OSBE dhe Policisë së Kosovës kanë nxjerr në pah se një përqindje e konsiderueshme e nxënësve ndihen të pasigurt në shkollat e tyre”, theksoi ai.
Ajo tha se hulumtimi ka treguar se nxënësit nga klasa 1 deri 5 ndihen për 12% jo aq të sigurt në shkolla, ndërsa 24% e nxënësve të klasës 6 deri në 12 ndihen të pasigurt në shkollat e Prishtinës.
E Merita Jonuzi nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit u shpreh se pa krijuar favore për siguri në shkolla është vështirë të flitet për rezultate mësimore.
Sipas të parës për arsim në kryeqytet, plani parasheh shumë aktivitete si: vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla, rritja e numrit të psikologëve, zhvillimi i protokolleve për raportim të dhunës, rritja e sigurisë prej shkollës në shtëpi, inspektimet e lokaleve afër shkollave.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Për hartimin e planit të veprimit hulumtimi është realizuar në 20 shkolla të Prishtinës me 500 nxënës, përfshirë 150 staf të shkollës dhe 150 prindër./B.Ibishi/