Prishtina ndërron kryesinë, ky është presidenti i ri i klubit
Përmes një komunikate, Prishtina e ka konfirmuar kryesinë e re të klubit.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të klubit u miratua bartja e aksioneve të Remzi Ejupit, Naim Ejupit, Fikret Maqastenas dhe Sinan Vllasaliut te aksionarët, Rrahman Haradini për pjesën më të madhe, kurse pjesa tjetër e mbetur do t’i barten aksionarit, Ragip Mustafa, raporton KosovaPress.
Gjithashtu aksionet e Arbnor Morinës do t’i kalojnë aksionarit Hashim Deshishku, kurse, aksionet e Ahmet Beselicës do t’i kalojnë Hashim Deshishkut dhe Rrrahman Haradinit.
Me përfundimin e këtij kuvendi, zyrtarisht aksionarët e ri të Prishtinës janë Rrahman Haradini, Ragip Mustafa, Hashim Deshishku, Hakif Gashi, Beqit Qerkezi dhe Fatos Hoxha.
Në fund u zgjodh edhe bordi i ri drejtues me kryesues, Rrahman Haradini me dy zëvendësuesit, Ragip Mustafa dhe Hashim Deshishku si dhe anëtarë të bordit, Beqir Qerkezi dhe Fatos Hoxha.