Prishtina me fidanë të rinj në kujtim të Shën Nënë Terezës
Lexohet për: 1 min.
311435822_421411773488673_7720474533012357545_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 25-vjetorit të Lumturimit të Shën Nënë Terezës, kryetari i Prishtinës Përparim Rama së bashku me drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve,  Donika Çetta, kanë mbjellë sot fidanë në qendër të Prishtinës.  

“Falënderoj jashtëmase drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani që krahas dy kryeqendrave shqiptare, Tiranës e Shkupit, e bëri edhe Prishtinën pjesë të kësaj nisme simbolike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe,  Shën Nënë Tereza mbetet një nga figurat më ikonike e të dashura në historinë shqiptare, duke shërbyer si shembull i mirësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025