Prishtina kandidon që të shpallet “Qytet evropian i sportit” për vitin 2024
Lexohet për: 2 min.
Prishtina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina edhe zyrtarisht ka kandiduar që të shpallet si “Qytet evropian i sportit” për vitin 2024.

Komisioni vlerësues evropian, ACES Europe ka qëndruar për dy ditë në Prishtinë ku ka inspektuar dhe vlerësuar situatën në lidhje me infrastrukturën sportive dhe qëllimi kryesor i kësaj kandidature është që të gjitha aktivitetet sportive që zhvillohen vitin e ardhshëm në Prishtinë të promovohen edhe nëpr vende të tjerave evropiane.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo kandidatur nuk është vetëm sa për titull prestigjioz, por edhe për të dëshmuar se Prishtina është vend me gamë të gjerë sportive

Ndërkohë që anëtari i këtij komisionin vlerësues nga Evropa, Hugo Alonso u shpreh shumë i bindur dhe madje i impresionuar më atë që ka parë me profilin sportiv që ka parë në Prishtinë dhe se meriton që ta fitojë titullin “Prishtina qytet evropian i sportit”

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës Granit Rugova theksoi se benefitet më të mëdha nëse Prishtina e fiton këtë titull, do të jetë promovimi i ngjarjeve sportive edhe në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe, sa i përket organizimeve ndërkombëtare, Kosova gjithashtu ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025