Prishtina fiton Superkupën Kosovë–Diasporë në Gjenevë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina fiton Superkupën Kosovë–Diasporë në Gjenevë
New Project (37)
11/05/2026 - 19:36
Linku u kopjua

Për herë të parë, qyteti i Gjenevës u bë vatra e bashkimit të futbollit shqiptar përmes aktivitetit tradicional "Superkupa Kosovë–Diasporë".

Në këtë përballje festive dhe mjaft rivalizuese, u ndeshën fituesja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina, dhe fituesja e Kupës së Diasporës, FC Kosova Genève.

Pas një loje emocionuese që u mbyll në barazim 2:2 gjatë kohës së rregullt, kryeqytetasit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke triumfuar me rezultat 4:3.

Ngjarja, e cila u organizua nën patronazhin e FFK-së dhe institucioneve qeveritare, u shoqërua me një atmosferë të zjarrtë festive dhe programe artistike kombëtare, duke dëshmuar rëndësinë e sportit si urë lidhëse mes vendlindjes dhe mërgatës.

May be an image of soccer, football and grass

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026