Prishtina e dorëzon një palestinez në Gjermani, kjo e ekstradon një kosovar në Mitrovicë
2-Second
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina e dorëzon një palestinez në Gjermani, kjo e ekstradon një kosovar në Mitrovicë
policia ekstradimi
16/07/2026 - 11:38
Linku u kopjua

Një palestinez, që ishte ndaluar në Kosovë, është ekstraduar, të mërkurën, në Gjermani, ku ka qenë i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar.

E nga ky shtet evropian, është kthyer në Prishtinë për t’u dërguar më pas në Mitrovicë të Jugut, një kosovar që ishte k kërkuar nga autoritetet e këtushme.

Lajmin për realizimin e këtyre dy ekstradimeve për dhe nga Gjermania, e ka bërë të ditur policia e Kosovës, të enjten.

Sipas forcave të rendit, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante policore, më 15 korrik ka dërguar nga Kosova në Gjermani një shtetas palestinez, i kërkuar nga autoritetet e Berlinit zyrtar përmes letër-rreshtimit ndërkombëtar. Ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në veprën penale të kontrabandës me emigrantë, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton KosovaPress.

Ndërkaq, më 16 korrik, nga Gjermania është ekstraduar një shtetas kosovar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë vendore. Pas mbërritjes në Prishtinë, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut për procedurat e mëtejshme ligjore.

Për të dy ekstradimet u tha se janë realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të Gjermanisë. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026