Prishtina dhe Drita barazojnë në derbin e javës së 22-të
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina dhe Drita barazojnë në derbin e javës së 22-të
drita
01/03/2026 - 21:56
Linku u kopjua

Derbi i madh i javës së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar me barazim 1-1, duke lënë garën për titull të hapur.

Prishtina e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Ilievski në minutën e 43-të. Megjithatë, mysafirët nga Gjilani reaguan në pjesën e dytë, ku Blerim Krasniqi riktheu baraspeshën duke shënuar në minutën e 54-të.

Ky barazim ndikon ndjeshëm në renditjen tabelare, ku Drita mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa ka edhe lideri FC Ballkani. Ndërkohë, Prishtina renditet në vendin e tretë me 37 pikë, duke mbajtur presionin mbi dy vendet e para.

Superliga Kosovare si gjithmonë sjell emocione deri në lojën e fundit të xhirove

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026