Prishtina dënohet me dy ndeshje pa tifozë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina dënohet me dy ndeshje pa tifozë
Prishtina
12/03/2026 - 12:35
Linku u kopjua

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që Prishtina të zhvillojë dy ndeshje si vendas pa praninë e tifozëve. Ky vendim vjen pas incidentit të regjistruar në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit kryeqytetas, vendimi është marrë nga organet disiplinore të federatës pas shqyrtimit të raportit të ndeshjes dhe rrethanave që e shoqëruan atë.

Megjithatë, klubi bardhekaltër ka reaguar menjëherë duke bërë të ditur se ka dërguar ankesë për zbutjen e dënimit. Në komunikatën e publikuar, drejtuesit e klubit shprehen optimistë se organet kompetente të federatës do ta rishqyrtojnë vendimin dhe do të marrin një vendim më të favorshëm.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e luan kundër Prishtinës së re, më 14 mars, duke filluar nga ora 13:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026