Prezantuesja e Global News në Kanada, Farah Nasser, gëlltiti një mizë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Në pak sekonda ajo pastroi shpejt fytin dhe vazhdoi leximin e lajmeve, shkruan Huffpost.
Muajin e kaluar, kryeministri i Ontarios, Doug Ford, gëlltiti një bletë gjatë një konference për shtyp në televizion.
“Ndjeva një rrahje në fyt ndërsa mbarova hyrjen”, tha Nasser në një intervistë për CNN.
"Jepini asaj gruaje një shpërblim tani" tha Camerota.
Teleshikuesit e vlerësuan prezantuesen dhe thanë se ajo “e ka trajtuar gjithë situatën si kampione”.
Sharing because we all need a laugh these days. Turns out it's not just @fordnation, I swallowed a fly on air today.
— Farah Nasser (@FarahNasser) August 29, 2022
(Very much a first world problem given the story I'm introducing). pic.twitter.com/Qx5YyAeQed