Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe OSBE po prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”.
Ministrja Arbërie Nagavci tha se doracaku është hartuar nga profesorët dhe i njëjti synon të ofrojë mundësi te barabartë që çdo nxënës të arrijë potencialin e plotë.
Edhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, theksoi se doracaku është hapi i parë për arritjen e objektives për ndërkulturalizimin.
"Një punë shume e madhe është bërë në punëtoritë. Doracaku është një rezultat i bashkëpunimit të ngusht mes të ministrisë, mësimdhënësve si dhe konsulentëve në Shkup. Shembulli juaj për bashkëpunimin në këtë projekt është një model i shkëlqyer", shtoi ai.
Shqipe Gashi Ramadani nga Divizioni për plan-programe dhe tekste shkollore në MAShTI tha se doracaku përbëhet prej dy pjesëve, ku mbështetet në filozofinë e ndërkulturalizimit.
"Manuali ofron orë model për lëndë të ndryshme mësimore për klasa te ndryshme për shkollimin obligativ", u shpreh ajo.