Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, u tha se Bordi i AKP-sa ka bërë një strategji që parashikon mbylljen e AKP-së deri në fund të këtij viti. Megjithatë, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni tha se mbyllja e kësaj Agjencie nuk varet vetëm prej AKP-së.
Kështu, sipas tij, AKP ka vazhduar me shitjen e aseteve për të cilat nuk ka pasur interes nga komunat dhe qeveria. Madje, kryetari i Komisionit Ferat Shala e ka quajtur mashtrim pretendimin për mbylljen e AKP-së.
Për këtë, Hyseni u përgjigj duke thënë se është paraparë që edhe nëse nuk bëhet Fondi Sovran, Projektligji për tokat bujqësore është në përgatitje e sipër, dhe beson që 97 për qind të portofolios së AKP mbyllet gjatë këtij viti.
Përveç kësaj, Shala ka kërkuar përgjegjësi nga Hyseni për tokat bujqësore.
Shala nuk është ndalur me kaq, ai ka thënë se ‘Ka mashtrime për vitin e kaluar, apo na mashtroni edhe sivjet për mbylljen e AKP-së”, për çka reagoi kryesuesi i Bordit të AKP-së.
“A keni ndonjë rekomandim zyrtar, a keni diçka të shkruar ju, qoftë kur zvogëloni asetet, qoftë kur thoni se do t’i shpronësojë qeveria...Realisht na kanë mashtrua vjet, a po na mashtroni edhe sivjet...Pse nuk keni bërë deklaratë më herët për këtë ndryshim,”, ka pyetur Shala.
Kohë më parë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar për vlerësim Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese/E. Krasniqi