Presidenti kroat pret Begajn: Kosova së shpejti do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot gjatë takimit me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq shprehu mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi, duke potencuar se zbatimi pa rezerva dhe i shpejtë i dakordësisë së rënë ne Ohër do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve dhe më pas një marrëvëshjeje përfundimtare me në qendër njohjen e ndërsjellë.
Gjatë konferencës së përbashkët më presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, ai u shpreh se ka vlerësuar në mënyrë të veçantë mbështetjen e plotë që presidenti Milanoviq në institucionet kroate i kanë dhënë Kosovës, si në kuadër të procesit të njohjeve, ashtu edhe të anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, por edhe për liberalizimin e vizave.
Mes tjerash, presidenti Begaj tha vizita e tij në Kroaci është ë rëndësishmë në kuadër të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe në kuadër të zhvillimeve rajonale.
Ndërsa, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq u shpreh se është realitet që Kosova është pjesë e Evropës dhe se në të ardhme jo të largët do të njihet nga të gjitha vendet e BE-së.
Ai tha se interes i tyre është normalizmi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Evropës, në një të ardhme jo të largët do të njihet edhe nga edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe që tani Serbia këtu gjendet në pozitë skizofrenike, duke mos dhënë aluzione klinike, por ndodhet në një pozitë politike skizofrënikë…Nuk dua të vendos së cfarë është interes i Serbisë, por e di çfarë është interes i jonë, jam i sigurt eshtë interesi i Shqipërisë e kjo është normalizimi i raporteve, avancimi i dialogut dhe pastaj të shohim se si do të mbarojë e tëra kjo gjë me njërëzit nga Serbia, por edhe Republika Srbska të mos krijojë shumë keqkuptime…”, tha ai.
Presidenti Begaj u shpreh së më presidentin kroat ka zhvilluar një bisedë të veçantë e miqësore, më fokus forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, agjenda e intergrimit evropian të Shqipërisë si dhe zhvillimet rajonale.
Ai tha se e ka siguruar presidetin kroat se investimet dhe projektet kroate në Shqipëri janë të mirëpritura. Begaj u shpreh se ka vlerësuar së Kroacia mund të shërbëjë si shembull shumë i mirë për Shqipërinë lidhur më integrimin evropian.
Ndërsa, presidenti kroat, Zoran Milanoviq u shpreh se Shqipëria do të duhej që para shumë kohësh të ishte në fazë shumë më të avancuar të integrimit në Bashkimit Evropian./KosovaPress