Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq bëri sot betimin në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën e presidentit. Ai tha se procesi i Berlinit për vendin e tij mbetet ura kryesore ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit, por gjithashtu mund të edhe nismat ekonomike rajonale. Millatoviq shtoi se anëtarësimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian është prioritet i të gjitha prioriteteve dhe se afrimi i rajonit tonë drejt BE-së, është ilaçi më i mirë kundër rishpikjes së politikave destruktive të së shkuarës.
Millatoviq e bëri betimin në inaugurim para deputetëve dhe mysafirëve të shumtë. Në mesin e të ftuarve janë liderët e vendeve të rajonit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq. Në inaugurim po ashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të autoriteteve ekzekutive dhe gjyqësore dhe të trupit diplomatik në Mal të Zi, si dhe ish-presidentë të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit. Aty u panë edhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Stuart Peach.
Sipas tij, Mali i Zi i përket Evropës e cila është e bashkuar në diversitetin e saj. Ai përmendi Procesin e Berlinit si urë kryesore e vendeve tona me BE-në, por nuk përjashtoi as nismat ekonomike rajonale.
“E vetmja rrugë për një shtet ligjor të rregulluar dhe një standard evropian të jetesës është rruga e integrimit evropian. Si president i vendit, unë do të kontribuoj në përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon, miratimi i sistemit evropian të vlerave dhe afrimi i rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ilaçi më i mirë kundër rishpikjes së politikave destruktive të së shkuarës. Procesi i Berlinit për ne mbetet ura kryesore ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit, rivitalizimi i të cilit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, para së gjithash në kontekstin e një konfirmimi të ri dhe shtesë të pranisë së Bashkimit Evropian në rajonin tonë. Por jam gjithashtu i mendimit që të gjitha nismat ekonomike ekzistuese ,si dhe të reja rajonale që synojnë bashkëpunim më të ngushtë brenda rajonit tonë mund të ketë... Të nderuar mysafirë të huaj, kryetarë shtetesh dhe qeverish, imazhi i pranisë tuaj sot këtu në Kuvendin e Malit të Zi është mesazhi më i mirë i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, respektit të ndërsjellët dhe pjekurisë përfundimtare demokratike të rajonit tonë”, tha ai.
Abazoviq ka shkruar në Facebook se kjo është ajo për të cilën ata kanë luftuar.
“Kuvendi i Malit të Zi kurrë më i bukur. I gjithë rajoni, si dhe mysafirë nga Evropa dhe e gjithë bota, u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është realizuar. Me guxim - Mali i Zi në rrugën e duhur”, ai.