Presidenti i Leicester Cityt, Aiyawatt Srivaddhanaprabha e ka liruar klubin nga afro 230 milionë euro borxhe të papaguara.
Klubi i Premier Ligës, i cili është në pronësi të King Power International, kishte mbi 220 milion euro në kredi dhe interes që duhej t'i paguante kompanisë së Srivaddhanaprabha, raporton KosovaPress.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të Leicesterit, presidenti tha:
“Ruajtja e stabilitetit afatgjatë është jetike për rritjen e qëndrueshme dhe një parim themelor që ka udhëhequr gjithmonë investimet tona në të ardhmen e klubit. Ne duam të sigurohemi që të vazhdojmë në atë rrugë nga baza financiare më e fortë dhe më e sigurt”.
Ky vendim padyshim që do të lehtësojë shqetësimet për financat e Leicesterit, pas mungesës së shpenzimeve në merkatot e fundit të transferimeve.
Blerja e mbrojtësit të Stoke Cityt, Harry Soutar për 16 milionë euro ishte vetëm nënshkrimi i tretë këtë sezon, pas blerjeve të Victor Kristiansen nga FC Kopenhagen dhe Wout Faes nga Reims.