Presidenti i Lazios nuk e mbështet Immobilen pas sulmit të tifozëve
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito refuzoi të mbështeste Ciro Immobilen, pasi sulmuesi dhe familja e tij u keqtrajtuan nga tifozët në rrugë, duke pretenduar se kjo i ndodh çdo ditë.

Kapiteni i Lazios ishte me gruan e tij, Jessican dhe djalin e tyre katërvjeçar kur një grup tifozësh iu afruan pasditen e së premtes, duke i sulmuar ata verbalisht dhe fizikisht para shkollës së djalit të tyre në Romë, raporton KosovaPress.

Një deklaratë u lëshua në emër të Immobiles, e cila dënoi incidentin dhe sugjeroi se media ishte pjesërisht përgjegjëse për përhapjen e fjalëve urryese ndaj Ciros. Gjithashtu u konfirmua se sulmuesi i Lazios do të ndiqte veprime ligjore ndaj tifozëve të përfshirë në incident.

Duke folur me gazetarët përmes “Calciomercato.com”, Lotito fillimisht konfirmoi ardhjen e afërt të trajnerit të ri Igor Tudor.

“Zgjedhjet bëhen në bazë të bindjeve tona, këto duhet të jenë funksionale për arritjen e objektivave. Në Tudor ne pamë një person që sigurisht është në gjendje të drejtojë skuadrën, duke pasur përvojën, karakterin dhe mundësinë për të qenë në gjendje të përdorë burimet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Lotito.

Ai ka sqaruar komentet e tij të fundit në lidhje me “tradhtinë” e ish-trajnerit Maurizio Sarri.

“Nuk fola për tradhti, është koha t'u japim fund këtyre gjërave. Të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre, unë jam presidenti, lojtarët janë lojtarët dhe trajneri është trajneri. Unë thashë vetëm kur më pyetën konkretisht se doli jashtë mase, Sarri më tha se kishte ndjenjën se ishte tradhtuar. Pyete atë për të”, tha Lotito.

Së fundi, Lotito ishte i ashpër kur diskutoi abuzimin e pësuar nga Immobile dhe familja e tij.

“Më ndodh çdo ditë. Kam 20 vjet që jetoj nën roje, çdo ditë marr shumë kërcënime me vdekje. Unë nuk e bëj gjithë këtë bujë”, tha Lotito.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025