Presidenti i La Ligës kërkon Infantinon të dorëheqet
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Presidenti i La Ligës kërkon Infantinon të dorëheqet
New Project - 2026-07-21T150820.762
21/07/2026 - 15:08
Linku u kopjua

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Sipas tij, organizata po dëmton industrinë e futbollit.

Në një intervistë për gazetën italiane La Gazzetta dello Sport, të cituar nga BBC Sport, Tebas tha se koha e Infatinos ka mbaruar. Ai e quajti sistemin zgjedhor të FIFA-s të kalbur në thelb, pasi sipas tij nuk ka asnjë kandidat opozitar.

Tebas tha se shumë persona në SHBA, ku ndoqi finalen e Kupës së Botës 2026, janë kundër Infatinos, por heshtin. Ai shtoi se heshtja është po aq e dëmshme sa edhe bashkëfajësia.

Ai kritikoi edhe vendimin për pezullimin e dënimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun para ndeshjes me Belgjikën. Sipas Tebas, rasti ishte serioz dhe mund t'i kishte kushtuar vendin e punës Infatinos. UEFA e kishte quajtur vendimin të paprecedent dhe të pajustifikueshëm.

Tebas kundërshtoi edhe idenë për një Botëror me 64 ekipe dhe pushimet e detyrueshme për hidratim. Ai tha se ato u përdorën për reklama dhe jo për mirëqenien e lojtarëve, ashtu si edhe pushimi 27-minutësh në finalen ku performuan artistë si Madonna dhe Shakira.

Infantino, president i FIFA-s që nga viti 2016, pritet të rizgjidhet për mandatin e katërt në mars. BBC Sport ka kontaktuar FIFA-n për koment.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026