Presidenti i Kroacisë do të zgjidhet nga 92.526 votues më pak se në zgjedhjet e fundit
Bota
Lexohet për: 1 min.
Presidenti i Kroacisë do të zgjidhet nga 92.526 votues më pak se në zgjedhjet e fundit
Foto Ilustruese
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kroacia të dielën do të votojë për presidentin e ri të vendit ku në garë janë tetë kandidatë, prej tyre tre të pavarur.

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se 3 milionë e 762 mijë e 221 qytetarë kanë të drejtë vote ose 92 mijë e 526 më pak krahasuar me të njëjtat zgjedhje pesë vjet më parë.

Janë 3 milionë e 512 mijë e 226 votues që banojnë në Kroaci sipas komunave dhe qyteteve, prej tyre 6 mijë e 879 me të drejtë vote jashtë vendit. Vetëm 250 mijë votues pa vendbanim në Kroaci janë regjistruar në mënyrë aktive, qoftë me detyrë zyrtare ose me kërkesë personale.

Në garën zgjedhore janë tetë kandidatë: Miro Bulj (Most), Ivana Kekin (Mozemo), Branka Lozo (Domino), Zoran Milanoviq (SDP dhe partnerët), Dragan Primorac (HDZ dhe partnerët), kandidatja e pavarur Maria Selak Raspudiq, kandidati i pavarur Niko Tokiq Kartelo dhe kandidati i pavarur Tomislav Jonjiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024