Presidenti i Irakut, Abdul Latif Rashid e ka uruar, të marten, Mojtaba Khamenein për përzgjedhjen e tij si udhëheqësi i ri suprem i Iranit.
Ky i fundit u shpall pasardhës i babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në një sulm ajror të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.
Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e Irakut për të gjitha përpjekjet rajonale dhe globale për t’i dhënë fund konflikteve, për të ulur tensionet dhe për të punuar së bashku për sic tha, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes.
Situata e sigurisë dhe ajo politike në rajon është përshkallëzuar ndjeshëm që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt.Jerusalemi ndërkaq, e ka pranuar se nga sulmet hakmarrëse të Iranit janë vrarë 13 izraelite, dy nga të cilët kishin edhe shtetësi uzbeke
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar jo vetëm Izraelin, por edhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit ku ndodhen baza ushtarake të SHBA-së.