Presidenti gjerman nuk pret që Amerika të heq, përnjëmend, trupat nga shteti i tij
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Presidenti gjerman nuk pret që Amerika të heq, përnjëmend, trupat nga shteti i tij
German President Steinmeier visits Finland
08/05/2026 - 09:08
Linku u kopjua

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka thënë se pret që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë praninë ushtarake në Gjermani, pavarësisht njoftimit për tërheqjen e disa mijëra trupave.

Ai deklaroi se beson që SHBA-ja e kupton që vendosja e trupave në Gjermani, në pika kyçe si baza ushtarake në Ramstein, është gjithashtu në interesin e saj strategjik.

“Ne kemi besim dhe mbështetemi në këtë”, tha ai, gjatë një vizite në Helsinki, të enjten, ku u prit nga homologu I tij finlandez, Alexander Stubb.

Ky i fundit shprehu bindjen se SHBA-ja do të vazhdojë t’u vijë në ndihmë aleatëve të saj evropianë në rast të agresionit rus.

“Besoj se garancitë e sigurisë së SHBA-së vlejnë dhe do të vazhdojnë të vlejnë”, tha finlandezi, raporton dpa, përcjellë KosovaPress.

Stubb shtoi se armët bërthamore ruse të vendosura 100 kilometra nga kufiri finlandez, në realitet nuk janë të drejtuara ndaj Helsinkit, Stokholmit apo Oslos, por ndaj Uashingtonit dhe Nju Jorkut.

Steinmeier u bëri thirrje evropianëve të ruajnë qetësinë përballë rrjedhës së vazhdueshme të deklaratave dhe njoftimeve të reja nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërkaq, Stubb tha se ai dhe vendi i tij mirëpresin rolin n e Gjermanisë si një forcë udhëheqëse politike dhe ushtarake në Evropë, pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

“Kjo është në interes të gjithë Evropës. Një Gjermani më e fortë do të thotë një Evropë më e fortë”, tha ai. Sipas tij, ajo që Gjermania po bën tani për mbrojtjen e saj nuk është vetëm në interes të Gjermanisë, por edhe në interes të sigurisë evropiane në tërësi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026