Presidenca e Kosovës reagon ndaj transportit të armëve kineze në Serbi
Lexohet për: 1 min.
imrs
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se Kina i ka dhuruar armë Serbisë.

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shprehur shqetësim mbi këtë zhvillim, meqë thotë se kjo është dita e dytë që ndodhë një gjë e tillë, dhe se anëtarësimi i Serbisë në Evropë duhet të ndalet.

”Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yellow River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024