Prelvukaj për Thaçin e Veselin: E kanë vu derën e çeliktë, s’kam më pushtues
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Genc-Prelvukaj-foto
18 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prevlukaj, ka thënë se të jesh pjesë e një komuniteti politik si PDK-ja, që sipas tij, i ka bërë detyrat më të rëndësishme, është turp që të mos vazhdosh të paktën fuqizimin e atyre të arriturave.

Prevlukaj tha se shkaku që është në PDK janë çështje parimore, teksa tha se e ndjen detyrim që të mbrojë një bashkësi politike të themeluar nga njerëzit e UÇK-së, LPK-së dhe LKÇK-së një pjesë.

“Në aspektin shpirtëror meqë kam vendosur që t’ia kushtoj shkencës së historisë tërë jetën, kjo tregon që unë kam qenë afër me këtë komunitet dhe bindje paraprake për shkak se ndryshe s’e kisha studiuar këta njerëz”.

“Dhe, e di rëndësinë që do të marrin Thaçi, Veseli e shokët e tyre me kalimin  e viteve. Kjo tregon që unë e konsideroj krenari që të jem pjesë e atyre njerëzve”, tha Prevlukaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Prevlukaj foli për ish presidentin Thaçi dhe ish kryeparlamentarin Veseli, për të cilët tha se kanë kredite të larta, pasi ç kanë vu derën e çeliktë dhe nuk kthehet asnjë pushtues më në Kosovë.

“ Njerëzit para Thaçit e Veselit ose janë vrarë ose kanë vdekur natyralisht pa arritur që ta konkretizojnë objektivin e tyre, ndërsa themeluesit e PDK-së, pa përjashtuar edhe shokët e tyre janë njerëzit që kanë kredite më të larta sepse e kanë vu derën e çeliktë dhe nuk kthehet asnjë pushtues brenda”, tha ai .

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025