Arkeologët duke gërmuar një varrezë 3500-vjeçare kanë zbuluar "Librin e të Vdekurve" egjiptian të lashtë, një rrotull të mbushur me magji që e udhëheqin të ndjerin në jetën e përtejme.
Shkencëtarët vlerësojnë se ky rrotull misterioz, i gjetur në varrezat Tuna al-Gebel në Egjiptin qendror, është midis 13 dhe 15 metra i gjatë.
Së bashku me rrotullën, arkeologët gjetën edhe mumie në atë vend, të cilat besohet se u përkasin zyrtarëve të lartë, disa prej të cilave ishin ende në sarkofagë të dekoruar.
Midis tyre ishte edhe mumia e Ta-de-Isa, e bija e një kryeprifti. Në atë vend u zbuluan edhe enë alabastri, në të cilat ruheshin organe dhe mijëra amulete.
Rrotulla të tilla ishin mjaft të shtrenjta sepse duhej shkruhej emri që të kishin një efekt në jetën e përtejme.
Disa shkrime ishin në formën e shabllonit me një hapësirë boshe për të shkruar emrin e të ndjerit, ndërsa më të pasurit mund të zgjidhnin magjitë e shkruara, prandaj rrotullat e tilla ishin unike, shkruan Business Insider.
Ai përbëhet nga një sërë tekstesh individuale (magji) dhe ilustrime shoqëruese. Aktualisht njihen rreth 192 magji, megjithëse asnjë dorëshkrim i vetëm nuk i përmban të gjitha.
Magjitë kishin funksione të ndryshme. Disa i dhanë të ndjerit njohuri mistike në jetën e përtejme, të tjerat e mbronin të ndjerin nga forca të ndryshme armiqësore ose e udhëhoqën atë nëpër botën nëntokësore.
Ja si dukej një burrë egjiptian pothuajse 35,000 vjet më parë - KosovaPress
Dhomat e fshehura të gjetura në piramidën e rrënuar, shikoni si duken - KosovaPress