Pozitë e opozitë miratojnë pesë marrëveshje ndërkombëtare
Deputetët e pozitës e opozitës kanë miratuar pesë marrëveshje ndërkombëtare.
Me 81 vota për është ratifikuar vendimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit, BE-Kosovë, për amendamentimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe komunitetit evropian të energjisë atomike dhe Kosovës.
Në seancën e sotme është miratuar edhe marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, ku mori mbështetjen e 86 deputetëve.
Deputetë të pozitës e opozitës kanë ratifikuar me 83 vota edhe amendamentin e dytë të marrëveshjes financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin “IPA 2015”.
Me 85 vota për është miratuar edhe marrëveshja financiare mes Republikës së Kosovës dhe BE-së për programin “IPA 2018”.
Në seancën e sotme është miratuar edhe marrëveshje financiare mes Kosovës dhe BE-së për programin “IPA 2021”, me 86 vota për.
Seanca vazhdon me seancën e re në ora 16:00.