Pozitë e opozitë akuzojnë AKP për pabarazi gjinore në staf, ata zotohen se do t’i adresojnë kërkesat e punëtorëve
Lexohet për: 3 min.
komm
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga 209 punëtorë në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), mbi 53 për qind janë meshkuj dhe 46 prej tyre femra. Pozitë e opozitë kanë akuzuar këtë institucion për pabarazi gjinore duke e ndërlidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së, megjithatë nga ky institucion janë zotuar se do të punojnë në këtë drejtim, ani pse kanë bërë disa përpjekje për ta rritur këtë numër. Mirëpo, të njëjtit kanë insistuar se personi që ka ngritur peticionin dhe ka aplikuar për pozitë të lartë drejtuese, nuk i plotëson kriteret.

Në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ku është diskutuar lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së, ku të ftuar ishin kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së dhe Drejtori Ekzekutiv i AK-së, është theksuar se është shqyrtuar kjo kërkesë.

Madje, për këtë kryesuesi i Bordit Drejtorёve tё AKP-sё, Mentor Hyseni ka thënë se barazia gjinore është temë mjaft e thellë në Kosovë, dhe jo vetëm.

Ndërkaq, kryesuesja e këtij komisioni, Dude Balje ka replikuar duke thënë se është thirrur të flasë ndaj barazive gjinore që kanë ndodhur në AKP dhe jo më gjerë. Ndërsa, ajo ka edhe pyetur për numrin e punëtoreve.

Sa i përket numrit të punëtorëve, Hyseni ka thënë se gjithsej janë 209, nga ta, mbi 53 për qind meshkuj dhe 46 prej tyre femra.

I njëjti ka sqaruar edhe sa i përket çështjes së peticionit e po ashtu edhe shqetësimin që ka shprehur një qytetare për pozitë të lartë drejtuese. Sipas tij, burimet njerëzore deklarojnë që zonja nuk i ka plotësuar kushtet teknike profesionale.

Deputetja nga partia në pushtet, Arjeta Fejza ka thënë se modaliteti i cili është përdorur për t’i dhënë hapësirë burrave në këtë institucion sipas atyre që kanë nënshkruar peticionin ka qenë diskriminues.

Duke folur për barazinë gjinore, Hyseni ka thënë se edhe vet femrat në Kosovë nuk i votojnë femrat për me heq kuotën.

Për këtë deputetja, Fejza tha se nuk qëndron. Ndërsa, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se barazia gjinore duhet të përmirësohet nga kuvendi për të dalë tek të tjerat më pas.

Ndërsa, deputetja tjetër nga partia në pushtet, Fatmire Kollçaku ka kërkuar që të mundësohen parakushte që një grua të ketë një përvojë e cila më vonë ia mundëson të ngritet në pozita të larta drejtuese.

E deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha ka ngritur shqetësimin e saj për këtë çështje. Ajo derisa ka kërkuar që të merren masa në këtë drejtim, ka thënë se edhe në institucionet tjera në shumësi janë burra.

Zëvendëskryesuesja e bordit të AKP-së , Syzana Dautaj- Surdulli ka thënë se zonja që ka bërë peticionin meriton ngritje në detyre, porse jo për pozitën që ka aplikuar. Megjithatë, është zotuar se do të përmirësojnë këtë gjendje.

Në fund, kryesuesja e këtij komisioni, Balje ka ritheksuar ndihmën e këtij komisioni, derisa ka kërkuar nga të njëjtit të merren më seriozisht me këtë çështje.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024