Manchester United ka dështuar të ngrihet në pjesën e epërme të tabelës pas disfatës nga Nottingham Forest me rezultat 2:3.
Kjo është humbja e gjashtë për Manchester United në këtë sezon të nisur keq, pas problemeve me ndërrimin e trajnerëve.
Goli i pësuar herët nuk befasoi vendësit të cilët barazuan shifrat përmes Rasmus Hojlund në minutën e 18-të.
Nottingham Forest pas vetëm dy minutash lojë në pjesën e dytë erdhi tek epërsia me golin e Morgan Gibbs-White, pas asistimit të Callum Hudson-Odoi, ndërsa shtatë minuta më vonë vendësit pësuan serish.Ekipi i trajnerit portugez Ruben Amorim krejt çka arriti në vazhdim të kësaj ndeshjeje të vlefshme për xhiron e 15-të, ishte një gol i shënuar nga Bruno Fernandez në minutën e 61-të, pas asistimit të Amad Diallo. Rashford e Martinez patën raste të mira barazimi në minutat shtesë, por nuk u treguan precizë.
Pas kësaj humbjeje, Manchester United renditet në pozitën e 13-të me 19 pikë. Ndërsa, Nottingham Forest ngrihet në pozitën e pestë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Aston Villa e gjashta, por me gol-diferencë më të dobët.