Kosova me 5 boksierë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix”
Sport
Lexohet për: 1 min.
Boks
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova do të përfaqësohet me pesë boksierë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix” që do të zhvillohet në Kroaci.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në boks Faton Xhakli  ka përzgjedhur 5 boksierë për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “GRAND PRIX” që mbahet në Zagreb nga 4 deri më 7 dhjetor dhe ata janë: Bashkim Bajoku në kategorinë 54 kilogramë, Lorent Murati 63 kg, Shpëtim Bajoku 67 kg, Loris Idrizi 67 kg dhe Shpejtim Shabani në kategorinë 92 kilogramë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025