Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Dragao” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Portos dhe Arsenalit.
Përballja e sotme është e vlefshme për takimin e parë në kuadër të fazës së 1/16-ës së Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.
Përballja e fundit mes Arsenalit dhe Portos daton në muajin mars të vitit 2010, ku asokohe “Topçinjtë” shënuan fitore me rezultat të thellë 5:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Porton nuk do të paraqiten Marcano, Ribeiro, Taremi dhe Zaidu, kurse te Arsenali mungojnë Gabriel Jesus, Partey, Timber, Tomiyasu dhe Zinchenko.
Porto (4-2-3-1): Costa; Mario, Pepe, Otavio, Sanchez; Varela, Gonzalez; Conceicao, Pepe, Galeno; Evanilson
Arsenal (4-3-3): Raya; White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Trossard, Martinelli