Portieri serb përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon tifozët me 3 gishta
Lexohet për: 1 min.
Provokimi
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Partizani arriti të kualifikohej në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mundi në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 1-2, vetëm në minutat e fundit. Gjithsesi, fundi i takimit u shoqërua me skena të turpshme nga portieri serb i kundërshtarëve, Marko Drobnjak.

Ai nuk u duk tepër i lumtur me këtë rezultat, i cili pasi u përplas me disa nga lojtarët e Partizanit, provokoi tifozët e “demave” me simbolin e tre gishtave.

Tashmë pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb, nëse duhet të dënohet për veprimin e tij ose jo. /Top Channel

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024