Portieri i Arsenalit shumë afër kalimit te Newcastle
Lexohet për: 1 min.
5-Portieri
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Newcastle United është skuadra që po e kryeson garën për transferimin e Aaron Ramsdale këtë verë, bën të ditur “LondonWorld”.

Ramsdale ka filluar vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është identifikuar nga trajneri i Newcastle, Eddie Howe si njeriu që zgjidh problemet e portierit të klubit, raporton KosovaPress.

“Nuk do të bëhesh numri dy. Si një tifoz i Arsenalit, nuk dua që Aaron Ramsdale të largohet. Por më pas si një ish-portier i Anglisë, dua të shoh një portier tjetër në zhvillim”, tha ish-portieri i Arsenalit, David Seaman.

“Unë mendoj se ai mund të shkojë diku si Chelsea për t'i dhënë vetes një mundësi më të mirë për të marrë aksionin e ekipit të parë. Mendoj se ka disa klube që ai do t'i përshtatej, ndoshta edhe dikujt si West Hami”, tha më tej Seaman.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025