Popullsia e Spanjës rritet në mbi 49 milionë falë emigracionit
Bota
Lexohet për: 2 min.
spnja123
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës (INE) ka bërë të ditur se popullsia e vendit për herë të parë ka tejkaluar 49 milionë, shifër e nxitur absolutisht nga emigracioni.

Në tremujorin e fundit të vitit 2024, Spanja shtoi mbi 115 mijë banorë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të banorëve në pak më shumë se 49 milionë, transmeton Anadolu.

E gjithë kjo rritje ishte falë emigrantëve, të cilët tani përbëjnë afërsisht një të pestën e popullsisë së përgjithshme të Spanjës. Gjithashtu numri i banorëve të lindur jashtë vendit u rrit me mbi 136 mijë, ndërsa popullsia e lindur në Spanjë shënoi një rënie me mbi 20.500.

Të dhënat e fundit të institutit INE tregojnë se niveli i lindjeve në Spanjë në vitin 2023 u tkurr në një rekord të ulët prej 1,12 fëmijë për grua. Në tremujorin e fundit të vitit 2024, rreth 75 për qind e emigrantëve vinin nga tre vende, respektivisht nga Kolumbia, Venezuela dhe Maroku.

Mijëra të tjerë janë nga Peru, Italia, Hondurasi, Argjentina, Ekuadori dhe Ukraina gjithashtu u bënë banorë spanjollë. Rajonet me rritjen më të madhe të popullsisë janë Melilla, Valencia, Madridi dhe Katalonja.

Pavarësisht nivelit të ulët të lindjeve në vitet e fundit, që nga viti 1971 popullsia e Spanjës është rritur me rreth 15 milionë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025