Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe 450 kadetë
Lexohet për: 2 min.
policiaa-050423
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës mbajti sot konferencë për media, në të cilën u bë e ditur se gjatë periudhës janar-mars 2023 në Kosovë janë shënuar mbi 4 mijë e 200 aksidente. Po ashtu, u potencua se këtij institucioni do t’i shtohen edhe 450 kadetë.

Nënkoloneli, njëherësh drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi prezantoi raportin e statistikave analitike mbi gjendjen e trafikut rrugor, gjatë 3 muajve të këtij viti.

Ai bëri të ditur se gjatë përiudhës janar-mars të vitit 2023 janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente, derisa theksoi se numri i aksidenteve është në rritje për 16-të raste më shumë, sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rexhepi shtoi se Policia e Kosovës është e angazhuar me aktivitete, të cilat kanë për synim sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve.

Nënkoloneli Rexhepi theksoi se ka pasur bashkëpunim të ngushtë edhe me mediat në linçimin e projekteve tona të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor, përmirësimin e sjelljeve si dhe ngritjen e sigurisë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani njoftoi se nga data 12 prill, Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe 450 kadetë, që do ta ndjekin shkollimin në Akademinë Policore.

"Shpallja e listës së kadetëve, të cilët kanë aplikuar për të ndjekur Akademinë Policore, ku edhe e kemi publikuar listën, është një vazhdimësi e gjenaratës së parë ku ajo tashmë po kryen edhe punë në terren, ku kanë diplomuar 433 zyrtarë. Tani pritet të vijojnë 450 kadetë që do të shkojnë në Akademinë Policore dhe të jetë gjenerata e 58-të me radhë, në përbërje me këtë konkurs dhe pritet të fillojë me 12 prill kjo gjenaratë", theksoi Kelani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025