Policia serbe ndalon Klara Sanduloviq pas homazheve në Prekaz
Lexohet për: 2 min.
Klara Sanduloviq
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Klara Sanduloviq, e bija e politikanit serb Nikola Sanduloviq, pas homazheve sot në Prekaz, është ndalur nga Policia e Serbisë në Merdarë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq përmes një postimi në rrjetin social X. Ai ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiq vazhdon të persekutojë vajzën time Klara. Policia e mban atë së bashku me zyrtarët e Partisë Republikane në pikën kufitare Merdarë dhe nuk i lejon të hyjnë në Serbi”, ka shkruar Sanduloviq.

Vajza e politikanit Sanduloviq bën homazhe në Prekaz • KosovaPress

Klara Sanduloviq sot bëri homazhe në Prekaz, te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Nikola Sansuloviq kishte bërë homazhe më herët në Prekaz, për çka pas kthimit në Serbi u rrah brutalisht nga BIA serbe. Pas tij, homazhe në Prekaz kishte bërë edhe avokati Çedomir Stojkoviq, i cili ishte ndaluar më pas për katër orë në Merdarë nga autoritetet serbe, por ishte lejuar të kalojë në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024