Vajza e politikanit Sanduloviq bën homazhe në Prekaz
Lexohet për: 2 min.
Klara Sanduloviq
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klara Sanduloviq ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet ma”, thuhet në mesazhin që ajo e la te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovës.

Klara Sanduloviq tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.

“Vitin e kaluar ai erdhi në këtë vend dhe shprehi ngushëllimet e tij për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës. Ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundimin se ky ishte krim e kjo ishte gjuhë e urrejtjes, kështu që vendosa të bëhesha njëjtë kriminel si babai im”.

“Vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shprehi brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin dhe gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe që gjëra të tilla që ishin në të kaluarën të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, deklaroi vajza e politikanit serb.

Nikola Sanduloviq javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga BIA, pas homazheve në Prekaz. Homazhe në Prekaz ka bërë edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, i cili u ndalua katër orë nga BIA teksa kthehej nga Kosova në Serbi. /AlsatMk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025